Prishtina triumfon ndaj Ballkanit në “Fadil Vokrri”

Prishtina ka shënuar fitore me rezultat 2-1, ndaj Ballkanit në kuadër të xhiros 18-të në Superligën e Kosovës.

Otto John i kaloi vendasit në epërsi në minutën e 45+1’.

Ballkani e barazoi rezultatin në minutën e 6’ të pjesës së parë me kapitenin Visar Berisha.

Golin e fitores për kryeqytetasit e shënoi Besnik Krasniqi në minutën e 90’ nga penalltia.

Pas kësaj humbje Ballkani mbetet në vendin e dytë me 38 pikë.

Kurse, Prishtina në vendin e tretë me 31 pikë.