Fitore dramatike e Ballkanit ndaj Prishtinës

Ballkani ka shënuar fitore dramatike ndaj Prishtinës me rezultat 2-1, ndeshje e vlefshme për xhiron e nëntë në Superligë.

Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët me Otto Johnin në minutën e 34’.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale të Prishtinës.

Kur u mendua se këtë ndeshje do ta fitonte Prishtina, kështu nuk menduan futbollistët e Ballkanit.

Suharekasit e barazuan rezultatin në minutën e 88’ me Mevlan Zekën.

Golin e fitores e shënoi Zeka në minutën e fundit të ndeshjes, duke ia dhuruar tri pikë të arta Prishtinës.

Pas kësaj fitoreje Ballkani pozicionohet në vendin e parë me 22 pikë.

Kurse, Prishtina në vendin e katërt me 11 pikë.