Ballkani mposht Prishtinën dhe rimer kreun e tabelës

Ballkani ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Prishtinës, ndeshje e vlefshme për xhiron e 11-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0.

Solomon i kaloi vendasit në epërsi në minutën e 59-të.

Ermal Krasniqi shënoi për 2-0 në minutën e 72-të.

Pas kësaj fitoree Ballkani ngjitet në vendin e parë me 21 pikë.

Kurse, Prishtina mbetet në vendin e pestë me 13 pikë.