Genc Nuza do ta ndaj drejtësinë në finalen e Kupës së Kosovës

Të mërkurën luhet finalja e Kupës së Kosovës në futboll ndërmjet  Prishtinës dhe Ballkanit.

Federata e Futbollit e Kosovës, ka përcaktuar gjyqtarët të cilët do ta drejtojmë këtë ndeshje përmes shortit.

Genc Nuza do të jetë gjyqtari kryesor i kësaj ndeshje i asistuar nga Fatlum Berisha dhe Edmond Zeqiri.

Gjyqtar i katërt do të jetë Bujar Selimaj, kurse pas portave do të jenë Besfort Kosumi dhe Visar Kastrat.

Ndeshja luhet nesër në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë nga ora 17:45.

Kujtojmë se edhe në finalen e vitit të kaluar ndërmjet Feronikelit dhe Trepçës ’89 e kishte ndarë drejtësinë Genc Nuza.

referet