Prishtina po e mposht Ballkanin

Prishtina e ka mbyllur pjesën e parë me epërsi 0-1, ndeshje e cila po luhet në kuadër të xhiros së 27-të në Superligën e Kosovës.

Armend Thaqi shënoi autogol në minutën e 34’ pas goditjes së Besnik Krasniqit.

Mundësinë më të mirë për golin e barazimit për Ballkanin e kishte Mirlind Daku në minutën e 39’ i cili ishte përballë vetëm me portierin e Prishtinës.

Deri në fund të pjesës së parë nuk pati tjetër rast për gol.

Kurse, në takimin tjetër Feronikeli është duke e mposhtur Llapin me rezultat 1-0.