Trajneri i Ballkanit flet pas humbjes nga Prishtina

Ballkani u mposht me rezultat 0-1, nga Prishtina, në Suharekë, ndeshje e vlefshme për xhiron e 27-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Pas ndeshjes, trajneri i suharekasve ka thënë se autogoli nga Armend Thaqi ka ndikuar për të keq te lojtarët e tij.

Shkëmbi shtoi se do të luftojnë deri në fund për titullin e kampionit.

“U pa në fakt që autogoli ndikoi për të keq, por duhet pranuar që deri në ato minuta nuk është se po bënim diçka për ta rrezikuar kundërshtarin, i cili gjatë gjithë kohës na e bëri më të vështirë ndeshjen. Ne nuk arritëm të dalim përpara ashtu siç dimë ta bëjmë më së miri dhe nuk patëm mundësinë për të bërë diçka më shumë. Ne do të luftojmë deri në fund, pasi që ka ende shumë ndeshje për t’i zhvilluar. Jam i bindur që do të marrim maksimumin e duhur”, deklaroi Shkëmbi.

Pas kësaj humbje, Ballkani mbetet në vendin e dytë me 55 pikë, tri më pak se Drita që pozicionohet në vendin e parë.

Ramadani pas fitores ndaj Ballkanit: Ndeshja ndaj Gjilanit ishte vetëm një aksident