Prishtina me mbrojtje të hekurt në Superligë

Skuadra e Prishtinës, e përfundoi sezonin vjeshtor në vendin e katërt me 21 pikë pas 17 xhirove, vetëm tri pikë mbrapa Ballkanit e cili pozicionohet në vendin e parë.

Prishtina gjatë sezonit vjeshtor është drejtuar nga tre trajner, fillimisht ishte Mirel Josa, i cili u shkarkua pas rezultateve të dobëta.  Pas Mirel Joses, në krye të Prishtinës erdhi Bylbyl Sokoli, por ky i fundit  dha dorëheqje nga pozita e trajnerit për arsye të problemeve shëndetësore.

Ish-kapiteni i kësaj skuadre, Armend Dallku, e morr drejtimin e skuadrës Prishtinës, e cila ka treguar rezultate të mira duke u futur në garë për titullin e kampionit.

Kryeqytetasit, e kanë mbrojtjen më të mirë në këto 17 xhiro, duke i pranuar vetëm nëntë gola.

Drita, e ka mbrojtën e dytë më të fortë në Superligë me 11 gola të pranuar.