Miqësorja Shqipëri-Spanjë do të luhet 26 mars 2022

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll do të zhvillojë një ndeshje miqësore përball Kombëtares së Spanjës në 26 mars të vitit të ardhshëm.

Lajmi është bërë zyrtarë nga ana e departamentit për komunikim në Federatën Shqiptare të Futbollit.

“Departamenti i komunikimit në FSHF bën me dije se të dyja federatat kanë rënë dakord për zhvillimin e kësaj ndeshje në Spanjë, ndërsa stadiumi dhe ora e takimit do të përcaktohen në javët në vijim”, thuhet në komunikatën për media të FShF-së.

Kjo ndeshje do të jetë e para në aspektin miqësor, ndërsa më herët këto dy kombëtare janë përballur midis njëra-tjetrës në shtatë sfida të vlefshme për kualifikimet për kampionat evropian dhe botëror.