Shqipëria e përfundon fazën kualifikuese sonte ndaj Andorrës

Kombëtarja Shqiptare e Futbollit do të jetë nikoqire e Andorrës në ndeshjen e fundit për kualifikimet për botëror “Katar 2022”.

Ndeshja nis në ora 20:45 dhe kuqezinjtë llogariten si favoritë në këtë ndeshje.

Edhe pse para dy ndeshjeve shpresat për kualifikim për në botëror ishin gjallë, tashmë këto shpresa kanë përfunduar.

Në pesë përballjet mes veti, Shqipëria ka arritur që të fitoj në katër ndeshje, ndërsa Andorra ka fituar një ndeshje.

Shqipëria dhe Andorra gjenden në grupin I, ndërsa pas nëntë ndeshjeve të zhvilluara Shqipëria ka 15 pikë ndërsa Andorra ka 6 pikë.