Sonte zhvillohet takimi Angli - Shqipëri

Kombëtaren Shqiptare të Futbollit sonte e pret një takim i vështirë në kuadër të kualifikimeve për botërorin “Katar 2022”.

Shqipëria do të luaj në Wembley përballë kombëtares së Anglisë, në kuadër të Grupit I.

Pas tetë ndeshjeve të zhvilluara, Shqipëria gjendet në pozitën e tretë me 15 pikë të grumbulluara, ndërsa Anglia kryeson grupin me 20-të pikë.

Pas duelit kundër Anglisë, Shqipëria më 15 nëntor do të përballet kundër Andorrës në ndeshjen e fundit të fazës kualifikuese.

Ndeshja Angli – Shqipëri zhvillohet nga ora 20:45.