Legjenda e Basketbollit Steve Nash pranon fanellën e Kosovës si dhuratë

Ish yllit të NBA, Steve Nash i është dhuruar fanella e Kombëtares së Kosovës në basketboll.

Kjo fanellë i është dhuruar nga ana e nënkryetarit të klubit të Basketbollit, Sigal Prishtina.

“Steve Nash, trajner i Brooklyn Nets dhe dy herë lojtari më i vlefshëm i NBA-së ka pranuar fanellën e Kosovës nga ish-hendbollisti, tenisti dhe basketbollisti i shquar kosovar me qëndrim në SHBA, Shkumbin Mustafa, si dhuratë nga miku i tij nënkryetari i KB Sigal Prishtina, Shkumbin Jakupi dhe Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu”, thuhet në komunikatën e Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Legjenda e NBA-së, Steve Nash ka qenë tetë herë pjesëmarrës në All-Star, ndërsa ka luajtur për 18 edicione në Ligën më të forta në botë për Phoenix Suns, Dallas Mavericks dhe Los Angeles Lakers.

Pas përfundimit të karrierës si basketbollistë ai që nga viti 2020 është trajner në Brooklyn Nets.

Kombëtarja e Kosovës gjatë muajit nëntor ka zhvilluar dy ndeshje në kuadër të para kualifikimeve për “EuroBasket 2025” ku prej dy ndeshjeve ka një fitore dhe një humbje.