Të dielën Kosovë - Norvegji në kuadër të "Eurobasket 2025"

Të dielën, nga ora 19:00 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë do të zhvillohet ndeshja në kuadër të para kualifikimeve për “EuroBasket2025” mes Kosovës dhe Norvegjisë.

Kosova është në Grupin C të rrethit të parë parakualifikues të “Euro Basket 2025”.

Dardanët pësuan nga Norvegjia 86:77 dhe mposhtën Danimarkën 78:73.

Vendi i parë kualifikohet në rrethin e dytë para kualifikues, si dhe e dyta më e mira nga tri grupet.

Dardanët shpresojnë në fitore ndaj Norvegjisë, kurse takimin e fundit do ta kenë në udhëtim ndaj Danimarkës, më 30 qershor.

Në këto përballje gjithashtu është i rëndësishëm kosh dallimi dhe takimet direkte.

Bileta për këtë ndeshje kushton 3 euro.

Biletat për shitje do të dalin të dielën në Mitrovicë nga ora 15:00. Për shkak të masave anti-COVID-19 të shpallura nga Qeveria e Kosovës, numri i tifozëve do të jetë i kufizuar.