Kosova pret me 28 nëntor Danimarkën në kualifikimet për ‘EuroBasket 2025’

Pas humbjes nga Norvegjia në ndeshjen e djeshme, Kombëtarja e Kosovës në Basketboll në konkurrencën e djemve me 28 nëntor do të përballet kundër Danimarkës në kuadër të kualifikimeve për “Eurobasket 2025”.

Ndeshja do të zhvillohet në ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, pikërisht në 109 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

Në këtë grup, vendi i parë kualifikohet direkt ndërsa vendi i dytë kualifikohet si më i miri në të tri grupet para kualifikuese.

Tifozët e Kosovës, Dardanët pritet të rikthehen pas 2 viteve në palestër, për shkak se masat anti-COVID kishin pamundësuar pjesëmarrjen e tifozëve në palestër.

Në këtë ndeshje numri maksimal i tifozëve është 10%.

FBK ka njoftuar se lojtarët të shtunën do të stërviten dy herë.

‘’Lojtarët do të stërviten dy herë të shtunën për të qenë të gatshëm për të dielën’’, thuhet në njoftimin e Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Kjo është hera e parë që Kosova luan përballë danezëve.