Kosova e pafuqishme përballë Norvegjisë

Kombëtarja e Kosovës në basketboll është treguar e pafuqishme kundër Norvegjisë në kuadër të ndeshjes kualifikuese për FIBA “Eurobasket 2025”.

Dardanët pësuan humbje me rezultat 86:77 në një takim që deri në minutat e fundit ishte tejet interesant.

Kosova bëri një paraqitje të mirë vetëm në çerekun e parë, ndërsa tre të tjerët u takuan norvegjezëve.

Në çerekun e katërt Kosova nisi të këndellej por që nuk ishte e mjaftueshme për ta evituar humbjen.

Ndeshjen e radhës Kosova e zhvillon të dielën kundër Danimarkës, në Prishtinë.