Laporte: Dembele është më i mirë së Mbappe

Presidenti i Barcelonës, Laporte ka folur për situatën e Dembeles te Barcelona si dhe ka krahasur atë me futbollistin francez të PSG-së, Kylian Mbappe.

Lajmi është bërë i ditur nga ana e reporterit Fabrizio Romano në Twitter.

Laporte është shprehur se çështja e Dembeles është e lidhur me agjentët e tij.

“Ka të bëjë me agjentët e tij që i bëjnë propozime lojtarit, ne duam t’i tregojmë atij se nuk ka të bëjë vetëm me paratë”, thotë presidenti i Barcelonës.

Ai po ashtu ka bërë edhe një krahasim midis Demebelesë dhe Kylian Mbappe duke thënë së Dembele është më i mirë së Mbappe.

“Më pëlqen Ousmane Dembele, për mua është e qartë se ai është më i mire se Kylian Mbappe. Ai dëshiron të qëndrojë dhe ne duam që ai të qëndrojë këtu”, tha ai.