Real Madrid 'e then bankën' për Mbappen

Trajneri francez i Real Madridit, Zinedine Zidane, dëshiron ta sjellë bashkëvendasin e tij Kylian Mbappe në Bernabeu për sezonin e ardhshëm.

Sipas “France Football”, Kylian Mbappe është synimi kryesor për madrilenët për sezonin e ri.

Mbappe u bë si lojtari më i ri më i shtrenjtë në historinë e futbollit kur u transferua nga Monaco në Paris Saint-Germain për 140 milionë euro.

Por, trajneri 20 vjeçar mund të thyejë tjetër rekord duke u transferuar në Real Madrid për 280 milionë euro.

Fituesi i Kupës së Botës me Francën në vitin 2018-të, në këtë sezon me Parisin i ka shënuar 31 gola dhe 15 asiste nga 35 ndeshje në të gjitha kompeticionet.