Rekordi i Jude Bellingham – Edhe pse mesfushor, ia kalon sulmuesit Mbappe

Mesfushori i ri anglez, Jude Bellingham ka thyer rekordin e sulmuesit francez, Kylian Mbappe në garën e Ligës së Kampionëve.

Mesfushori i Dortmund, Bellingham shënoi kundër Besiktas në Ligën e Kampionëve duke e thyer rekordin e Mbappes për lojtari më të ri që shënon në garën të madhe në botë për klube.

Bellingham shënoi si 18 vjeç e 78 ditë, duke thyer kështu rekordin e Mbappes që shënonte në vitin 2017 për Monacon si 18 vjeçar e 85 ditë.

Poashtu, Bellingham u bë anglezi më i ri ndonjëherë që ka shënuar një gol si mysafirë në Ligën e Kampionëve. Ky rekord ishte mbajtur deri të martën nga Trent Alexander-Arnold i Liverpool që kishte shënuar si 19 vjeç e 10 ditë kundër Maribor në 2017.

Këto janë statistikat e Jude Bellingham sipas SofaScore Rating.

69′ played
 56 touches
 1 goal
 2 shots/2 on target
 1 assist
 29/34 acc. passes
 5/6 succ. dribbles
 10/16 duels won
 3 tackles
 8.5 SofaScore rating