Kristi Vangjeli i bashkohet Prishtinës

Prishtina është përforcuar me mbrojtësin e krahut Kristi Vangjeli.

Ish- futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë iu ka bashkuar Prishtinës nga Tirana.

36 vjeçari ishte pjesë e Tiranës nga viti 2019 deri në vitin 2021.

Vangjeli është shprehur i lumtur që iu ka bashkuar Prishtinës.

“Jam shumë i lumtur që do të jem pjesë e klubit më të madh në Kosovë. Ndjehem mirë që do të vazhdoj të vesh fanellën bardh e kaltër, kjo një kënaqësi më tepër. Vije në një ekip kampion dhe shpresoj që gjithë atë përvojë dhe forcën në karrierën time t’ia përcjell ekipit këtu, të ndihmoj në maksimum, qoftë për të arritur kalimin e turneve në Evropë, qoftë për të arritur prapë objektivin kryesor të klubit, titullin e kampionit”, ka thënë Vangjeli.

Kristi Vangjeli i ka bërë 35 paraqitje për Kombëtaren A të Shqipërisë.