Kosova ngritet, Shqipëria pëson rënie në ranglistën e UEFA-s

Kombëtarja e Kosovës dhe Shqipërisë kanë pësuar ndryshime në ranglistën e re të UEFA-s.

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar ngritje për nëntë pozita, Shqipëria ka pësuar rënie për dy pozita.

Gjersa në vitin 2020-2021 Kosova gjendej në pozitën e 48-të në europë, në vitin 2021-22 Kosova gjendet në pozitën e 39-të me 8.166 pikë të grumbulluara.

Derisa në vitin 2020-21, Shqipëria gjendej në pozitën e 41-të, këtë vit Kombëtarja e Shqipërisë në Futboll gjendet në pozitën e 43-të me 8000 pikë të grumbulluara.

Kosova dhe Shqipëria po ashtu patën ndryshime edhe në ranglistën e FIFA-s.