Kosova ngritet për dy pozita, Shqipëria për një pozitë në ranglistën e re të FIFA-s

Kombëtarja e Kosovës në Futboll dhe Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar ngritje për dy pozita, respektivisht një pozitë në ranglistën e re të publikuar nga FIFA.

Dardanët tashmë gjenden në pozitën e 109-të me 1163.05 pikë të grumbulluara.

Pos Kombëtares së Kosovës ngritje në ranglistën e FIFA-s ka pasur edhe Kombëtarja e Shqipërisë në Futboll.

Shqipëria me renditjen e re gjendet në pozitën e 65-të me 1374.98 pikë të grumbulluara.

Në ranglistën e fundit të publikuar me 23 dhjetor, Kosova ishte radhitur në pozitën e 111-të me 1163.05 pikë të grumbulluar kurse Shqipëria ishte radhitur në pozitën e 66-të me 1374.98 pikë të grumbulluara.