Kosova me tre mungesa sonte në përballje me Spanjën
Kombëtarja e Kosovës në duelin e sotme kundër Spanjës pritet që të mos ketë në dispozicion tre prej lojtarëve kryesorë të saj.
Futbollistët Lirim Kastrati dhe Besart Halimi pritet që të mos paraqiten në ndeshjen e sotme për shkak të numrit të kartonëve. Ndwrsa portieri Visar Bekaj që është infektuar me virus.
Po ashtu në dyshime për ndeshjen e sotme është edhe paraqitja e Valon Berishës.
Këto dy mungesa pritet të jenë një mungesë e madhe për Dardanët.
Ditë më parë Challandes ftoi në ekipin kombëtar mesfushorin e Dritës, Muharrem Jashari për shkak të këtyre mungesave.
Po ashtu edhe ekipi Spanjoll pritet të ketë mungesa në ndeshjen e sotme.
Për Spanjën pritet të mungojnë futbollisti, Gerad Moreno
Ndeshja midis Kombëtares së Kosovës dhe ekipit Spanjoll nis prej orës 20:45 dhe është e vlefshme për Grupin B.
Në ndeshjen e parë të zhvilluar në Spanjë, Spanja pati mposhtur Kosovën me rezultat 3 me 1.