Formacionet zyrtare: Kosovë – Spanjë, startojnë Fazliji, Bytyqi dhe Loshaj

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen Kosovë – Spanjë, ndeshje e vlefshme për kualifikimet e Botërorit “Katari 2022”.

Bernard Challandes ka vendosur të luajë me formacionin 4-4-2.

Florian Lloshaj, Zymer Bytyqi dhe Betim Fazliji do të luajnë nga minuta e parë në këtë ndeshje.

Luis Enrique i Spanjës, ka vendosur që në këtë ndeshje të luajë me formacionin 4-3-3.

Fornals, Morata dhe Ferran Torres do të jetë treshja e sulmit për Spanjën.

Kosovë – Spanjë, luhet nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.