Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Spanja mposht Kosovën në “Fadil Vokrri”

Spanja ka shënuar fitore me rezultat 0-2 ndaj Spanjës, ndeshje e vlefshme për kualifikimet e Botërorit “Katari 2022”.

Kosova e nisi më mirë pjesën e parë duke rrezikuar me Milot Rashicën në minutën e 8’.

Spanja kaloi në epërsi në minutën e 33’ me Pablo Forlansin.

Kosova e nisi mirë në pjesën e dytë duke dalë në rast për gol me Milot Rashicën i cili i komplikoi gjërat në fund duke e humbur një mundësi të artë për gol.

Vedat Muriqi rastin më të mirë për gol e pati në minutën e 51’ duke dalë i vetëm përballë portierit të Spanjës, sulmuesi kosovar goditi jashtë portës duke e shpërdoruar një mundësi të mirë për gol.

Zymer Bytyqi iu afrua golit në minutën e 79’ duke goditur fortë në drejtim të portës së Spanjës, por goditjen e tij e priti portieri Simon.

Spanja e dyfishoi epërsinë në minutën e 89’ me sulmuesin Ferran Torres.

Pas kësaj fitoreje Spanja pozicionohet në vendin e parë me 13 pikë.

Kurse, Kosova në vendin e katërt me katër pikë.