Kosovë – Spanjë mbyllet pjesa e parë me epërsi minimale të mysafirëve
08.9.2021 - 21:32
Ka përfunduar pjesa e parë mes Kosovës dhe Spanjës, ndeshje e vlefshme për kualifikimet e Botërorit “Katari 2022”.
Kosova rast të mirë kishte me Milot Rashicën në minutën e 8’, i cili doli përballë portës së Spanjës, por iki topi të cilin e kapi portieri Unai Simon.
Elbasan Rashani iu afrua golit në minutën e 15’ me një goditje të fortë e cila kaloi afër shtyllës pingule të Spanjës.
Spanja kaloi në epërsi në minutën e 33’ me Pablo Forlansin.
Spanja deri në fundin e pjesës së parë ishte më e mirë duke e mbajtur topin në pjesëfushën e Kosovës.
Kosova në fund rrezikoi me Milot Rashicën, goditjen e të cilit e priti portieri i Spanjës.