Kombëtarja e Spanjës arrin në Kosovë

Kombëtarja e Spanjës në futboll ka arritur pasditen e sotme në Kosovë.

Sipas fotografive të publikuara nga Federata Spanjolle e Futbollit, yjet spanjollë tashmë janë akomoduar në një hotel në qendër të Prishtinës.

Kombëtarja e Kosovës nesër në ora 20:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ do të ballafaqohet me Spanjën, në kuadër të grupit B, për kualifikime në botërorin ‘Katar 2022’.

Mometalisht spanjollët udhëheqin grupin B me 10 pikë, për tu ndjekur nga Suedia me 9 pikë, ndërsa Kosova gjendet në vendin e tretë me 4 pikë. Vetëm dy vendet e para të grupit kualifikohen për më tutje.