KB Peja bëhet me kryetar të ri

Klubi i Basketbollit Peja është bërë me kryetar të ri, dy muaj pasi mbeti pa kryetar klubi.

Art Gashi kishte dhënë dorëheqje nga posti i Kryetarit të Klubit më 16 shtator, duke u larguar nga ky klub pas nëntë viteve drejtim.

Kryetar i ri i klubit të Pejës është zgjedhur Fatmir Gashi.

KB Peja ka njoftuar se Fatmir Gashi është zgjedhur kryetar i klubit, pas votimit të delegatëve, në kuvendin zgjedhor i cili është mbajtur online për shkak të rrethanave të krijuara nga pandemia e coronavirusit.

Janë zgjedhur edhe dy nënkryetar, Egzon Kelmendi dhe Mentor Sahiti.

Fatmir Gashi ka qenë edhe më parë kryetar i Pejës në vitet (2000-2003) dhe (2005-2009). Ndërsa ka qenë edhe i pari i FBK-së për tri vite (2010-2013).

Më poshtë mund të lexoni deklaratën e plotë të KB Pejës:

“Para dy ditësh është mbajtur Kuvendi Zgjedhor në formen Online për arsye të rregullave kundër pandemisë në Kosovë.

Delegatet e Kuvendit votuan një zëri për Fatmir Gashin si Kryetar të Klubit. Njëkohësisht, janë zgjedhur edhe dy nënkryetar, z. Egzon Kelmendi dhe z. Mentor Sahiti.

Klubi është shumë krenar që të udhehiqet përseri nga një kontribues që nga themelimi i Klubit. Fatmir Gashi ka qenë Kryetar i Klubit në vitin 2000-2003, dhe 2005-2009 si dhe ka qenë Kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës për 3 vite (2010-2013).

Kryetari i Klubit gjithashtu ka bërë të ditur që Bordi i ri i Klubit do të përbehet nga sponzoret dhe kontribuesit tjerë ndër vite të cilët janë ende të motivuar dhe kanë mundësi për të kontribuar”, thuhet në postimin e KB Pejës.