Hendboll: Kosova mposhtet nga Suedia

Kombëtarja e Kosovës A, në hendboll në kategorinë e meshkujve, ka pësuar humbje nga Suedia me rezultat 30-16.

Kjo ndeshje është luajtur në kuadër të kualifikimeve për Euro 2022.

“Dardanët”, ndeshjen e radhës do ta luajnë ndaj Malit të Zi në Podgoricë.

Federata e Hendbollit të Kosovës, ka shkruar në Facebook, se Suedia është superfuqi në hendboll.

“Hendbollistët e Kosovës kishin pak zgjidhje ndaj mbrojtjes së fortë dhe shumë të lëvizshme të Suedisë, që shënoi fitoren e dytë. Kombëtarja jonë humbi edhe të mërkurën në Podgoricë nga Mali i Zi, kurse suksesin do ta kërkojë në ndeshjet e vitit të ardhshëm. Suedia është favorite absolute e grupit dhe të dielën dëshmoi cilësitë që ka. Kombëtarja jonë ka punuar mirë gjatë dhjetë ditëve, lojtarët kanë dhënë maksimumin, por niveli i Suedisë megjithatë ishte shumë i lartë”, thuhet në njoftimin e tyre.