Hendboll, Kosova fiton me lehtësi ndaj Gjeorgjisë

Kombëtarja e Kosovës në hendboll, ka shënuar një fitore të rëndësishme ndaj Gjeorgjisë me rezultat 30-21, ndeshje e vlefshme në kuadër të grupit të tretë kualifikues për Botërorin “Egjipti 2021”, në hendboll.

Fitorja e Kosovës ndaj Gjeorgjisë në Benevento të Italisë, nuk i ka mjaftuar që të kualifikohet për fazën e dytë eliminatore për botërorin e ardhshëm.

“Dardanët” janë renditur në vendin e dytë me një fitore dhe një barazim dhe një humbje.

Fitues i këtij grupit është Rumania e cila është kualifikuar për fazën e dytë eliminatore për botërorin e ardhshëm.