Hendboll, Kosova mposhtet në Rahovec nga Kuvajti

Kombëtarja e Kosovës A në hendboll ka pësuar humbje në miqësoren e zhvilluar ndaj Kuvajtit në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec me rezultat 22-14.

Kjo miqësore është zhvilluar në kuadër të përgatitjeve para fazës kualifikuese për botëror.

Trajneri Taip Ramadani, në këtë miqësore i ka dhënë hapësirë të gjithë lojtarëve në mënyrë që ta shohë përfomancën e tyre për ndeshjet zyrtare.

Po ashtu Kosova të hënën e luan edhe një miqësore me Kuvajtin prej orës 17:00.