Gjilani mposht Feronikelin në Drenas

Gjilani ka shënuar fitore me rezultat 0-1, ndaj Feronikelit në kuadër të xhiros së dytë në Superligën e Kosovës.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 0-0, me një Gjilan me këmbëngulës gjatë 45 minutëshit të parë.

Gjiani kaloi në epërsi në minutën e 66’ me Gerhard Prognin nga penalltia.

Feronikeli nga minuta e 66’ mbeti me një lojtar më pak, pasi Pllana u ndëshkua me karton të kuq.

Pas kësaj fitoreje, Gjilani grumbullon katër pikë.

Kurse, Feronikeli i ka dy humbje nga dy ndeshje.

 

Ballkani mposht Prishtinën në “Fadil Vokrri”