Feronikeli – Gjilani përfundon pa fitues

Feronikeli dhe Gjilani i kanë ndarë pikët duke barazuar me rezultat 1-1, ndeshje e vlefshme për xhiron e 19-të në Superligë e cila u luajt në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, në Drenas.

Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 20’ me Adem Maliqin.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0.

Mysafirët e barazuan rezultatin me Muhamed Useinin në minutën e 51’.

Pas këtij barazimi Gjilani pozicionohet në vendin e katërt me 30 pikë.

Kurse, Feronikeli në vendin e pestë me 24 pikë.