Feronikeli e demolon Gjilanin, shkëlqen Bedri Greca

Feronikeli ka shënuar fitore të thellë me rezultat 4-0 ndaj Gjilanit, në kuadër të xhiros së parë në Superligë.

Skuadra nga Drenasi kaloi në epërsi në minutën e 14’ duke shënuar për 1-0, me sulmuesin Bedri Greca pas asistimit të Mendurim Hotit.

Bedri Greca shënoi një gol të bukur në minutën e 42’ për rezultatin 2-0.

Sulmuesi nga Shqipëria, Bedri Greca shënoi në minutën e 54’ për 3-0, duke e kompletuar hat-trickun e tij.

Për 4-0, në fundin e ndeshjes sulmuesi brazilian Cesar Santos shënoi një gol të bukur me parabolë.

Skuadra e Gjilanit gjatë tërë 90 minutave kanë bërë paraqitje të dobët duke e mos e rrezikuar asnjëherë skuadrën e Feronikelit.

Përkundër që i pranoi katër gola, portieri i Gjilanit Enea Koliqi i ka shpëtuar Gjilanin nga turpërimi që mos të pësonin më shumë gola.