Munishi pret që Gjilani të jetë më i rrezikshëm në xhirot e ardhshme

Gjilani ka shënuar fitore me vështirësi me rezultat 0-1, ndaj Feronikelit në kuadër të xhiros së dytë në Superligën e Kosovës.

Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi, pas fitores ndaj Feronikelit, i ka përgëzuar futbollistët e tij për angazhimin.

“Janë të rëndësishme fitoret në një kampionat që do të jetë i luftuar. I përgëzoj futbollistët për angazhimin, por komplimente edhe për Feronikelin që luftoi shumë edhe kur ishte me një lojtar më pak në fushë. Po vijnë deri te rastet, kanë punuar në fazën përgatitore, por ekipi nuk është ende i gatshëm 100 për qind. Por, kur të kompletohemi do të jemi më të rrezikshëm”, ka thënë Munishi.

Ai beson se Gjilani do të bëjë gjëra të mëdha në vazhdmsi të kampionatit.

“Unë besoj se kemi forcën, cilësinë dhe organizimin për gjëra të mëdha”, ka theksuar Munishi.