Formacionet zyrtare: Shqipëri – Kosovë, debuton Betim Fazliji

Janë publikuar formacionet  zyrtare për miqësoren Shqipëri – Kosovë, që luhet nga ora 16:00, në Elbasan.

Edi Reja do të luajë në fazën e sulmit me Myrtu Uzunin dhe Bekim Balajn.

Kurse, Muharrem Sahiti i cili e zëvendëson Bernard Challandesin në këtë ndeshje ka vendosur që në fazën e sulmit të luajë me Lirim Kastratin, Bernard Berishën dhe Vedat Muriqin.

Në fazën e mbrojtës do të luajë mbrojtësi St.Gallen, Betim Fazliji i cili do ta bëj debutimn e tij për Kosovën.

Formacioni startues i Shqipërisë: Berisha, Doka, Ismajli, Çepele, Hoxhallari, Laçi, Selhai, Ramadani, Uzuni, Seferi, Balaj.

Formacioni startues i Kosovës: Muriç, Hadergjonaj, Rrahmani, Fazliji, Aliti, Kastrati, Shala, Kryeziu, B. Berisha, Celina, Muriqi.