Shqipëria shënon fitore minimale ndaj Kosovës

Shqipëria ka triumfuar në miqësoren ndaj Kosovën, me rezultat 2-1, ndeshje e cila u zhvillua në Elbasan.

Bekim Balaj i kaloi “Kuq e Zinjtë”, në epërsi në minutën e 31’, pas asistimit të Myrto Uzunit.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 1-0.

Myrto Uzuni e dyfishoi epërsinë në minutën e 65’.

Kosova golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Vedat Muriqi nga penalltia në minutën e 85’.

Në këtë ndeshje debutoi për Kosovën A, Mirlind Daku, sulmuesi i cili po shkëlqen në Superligë.