Edi Rama: Do t’i vaksinojmë edhe mësuesit e Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një takim në Rogozhinë para të pranishmëve foli për vaksinimin e qytetarëve me vaksinën kundër coronavirusit.

Ai tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar t’i ndihmoj në vaksinimin e mësuesëve të Kosovës.

“Ne jemi shumë krenar që po ndihmojmë edhe Kosovën, që po ndihmojmë edhe mjekët e Kosovës. Më çoi një mesazh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke më falënderuar dhe duke më thënë që meqë ata morën disa mijëra vaksina dhe do të vaksinojë mjekët dëshiroj që ne t’i ndihmojmë për mësuesit. Po i thash, patjetër. Ne do t’i japim ato që duhet dhe që mundemi që të vaksinohen edhe mësuesit e Kosovës “, tha Rama.

”Është privilegji më i madh i gjithë jetës time politike kur shkoj në qendrat ku bëhet vaksinimi dhe shoh fytyrat e çliruara të gjyshërve”, është shprehur tutje kryeministri i Shqipërisë.

Shqipëria më 11.01.2021 ka filluar vaksinimin me vaksinën kundër COVID-19.