Foto: Telegrafi

Tifozët grekë provokuan me flamur të Serbisë, fishkëllyen himnin e Kosovës dhe i gjuajtën me gurë Dardanët

Nuk kanë munguar tensionet ndërmjet tifozëve në Panthessaliko Stadium në Volos, ku zhvillohet ndeshja ndërmjet Greqisë dhe Kosovës e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Fillimisht, tifozët e ekipit nikoqir fishkëllyen në momentin kur ishte duke u intonuar himni i Kosovës.

Pastaj, ata kanë provokuar duke shpalosur një pankartë, ku shfaqet harta e Kosovës me flamur të Serbisë.

Ndërsa gjatë ndeshjes nuk ka munguar tifozët grekë i kanë gjuajtur me gurë DLIGA E KOMardanët që ua kanë kthyer në të njëjtën mënyrë.

Tensionet ndërmjet tifozëve të ekipeve kundërshtare kanë vazhduar në atë pjesë të tribunës.

Ndryshe, Greqia dhe Kosova janë pjesë e Grupit 2 në Ligën C të Ligës së Kombeve. Helenët janë në krye të grupit, kurse Dardanët janë duke i rivalizuar për atë pozitë. /Telegrafi/