Stadiumi "Fadil Vokrri" | Foto: Denis Sllovinja/Kallxo.com

Biletat për ndeshjen Kosovë – Qipro mund të blihen online deri në ora 15:00

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), ka bërë të ditur se biletat për ndeshjen Kosovë – Qipro, mund të blihen online deri në ora 15:00.

Sot me fillim prej ora 20:45, Kombëtarja e Kosovës në futboll pret në “Fadil Vokrri” kombëtaren e Qipros, në ndeshjen që është e vlefshme për fazën e grupeve në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kosova aktualisht është në Ligën C, grupin 2 të kësaj Lige, me 6 pikë të fituara. Një fitore eventuale e Kosovës rrit gjasat për kualifikim në Europianin e vitit 2024.

Biletat online mund të blihen KËTU.