Foto: Telegrafi

Pjesa e parë: Kosova mban portën të paprekur ndaj Greqisë

Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e ndeshjes në në Panthessaliko Stadium në Volos, ndërmjet Greqisë dhe Kosovës.

Ekipi nikoqir i dominoi 45 minutat e para duke bërë përpjekje të vazhdueshme për të shënuar, mirëpo nuk ia doli të shënonte.

Faza mbrojtëse e Dardanëve e udhëhequr nga kapiteni Amir Rrahmani, nuk lejoi që të mposhtej Aro Muric, i cili po ashtu bëri një pritje të mrekullueshme.

Daljet e mysafirëve përpara ishin të rrallë, duke qenë se ishin në pritje të momentit për të kundërsulmuar, derisa vendasit e dominonin lojën.

Kujtojmë që Greqia dhe Kosova janë pjesë e Grupit 2 në Ligën C të Ligës së Kombeve. Helenët janë në krye të grupit, kurse Dardanët janë duke i rivalizuar. /Telegrafi/