FFK zgjedh futbollistin e javës në superligën e Kosovës

Armend Thaqi , lojtari i FC Ballkanit është shpallur si ‘’ylli i javës’’ në kuadër të xhiros së tetë në BKT Superligën e Kosovës në Futboll.

‘’Mbrojtësi 29-vjeçar, ishte ndër më të merituarit për përmbysjen e rezultatit nga 0:2 në 3:2 në ndeshjen që skuadra e tij e mposhti FC Drenica’’, thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Me fitoren kundër Drenicës, Ballkani është rikthyer në pozitën e liderit në Superligën e Kosovës në Futboll.

Thaqi gjatë këtij sezoni ka zhvilluar dy ndeshje për skuadrën e tij e po ashtu ka shënuar edhe dy gola në ndeshjet e zhvilluara.

Më herët Thaqi para se të transferohej në Ballkan kishte qenë pjesë e FC Prishtina.

Armend Thaqi zgjedhet futbollist i javës nga FFK Foto: FFK