Drita fiton ndaj Deçiqit

Drita ka shënuar fitore me rezultat 2-1, ndaj Deçiqit nga Mali i Zi.

Kjo ndeshje u luajtë në kuadër të rundit të parë në Conference League.

Të parët që kaluan në  eprësi ishin mysafirët me golin e sulmuesit Ilir Camajt në minutën e 3’.

Drita e barazoi rezultatin në  minutën e 11’ me sulmuesin anësor Almir Ajzeraj.

Ndeshja e kthimit luhet në javën e ardhshme në Mal të  Zi.

Drita rastin më të mirë e pati në minutën e 70’ me sulmuesin Ajzerajn, goditjen e të cilit ia priti portieri i mysafirëve.

Ishte përsëri Arbnor Muja që bëri një pasim të mrekullueshëm për Simonovskin i cili dështoi përballë portierit Popoviç.

Në minutên e 78’ Marko Simonovski e kaloi Dritën në epërsi pas nje asistimi të bukur nga Arbnor Muja.

Në minutën e 80 kapiteni i Deçiqit, Jonathan Dreshaj u ndëshkua me karton të kuq.

Nëse Drita e kalon këtë rund, në rundin tjetër do të  takohet me gjigantin holandez Feynoord.