Dalin në shitje biletat për ndeshjen Drita - Royal Antwerp, këto janë çmimet

Klubi i futbolli “Dita” nga Gjilani ka njoftuar se të martën do të dalin ën shitje biletat për ndeshjen kundër Royal Antwerp.

Klubi gjilanas ka njoftuar se biletat do të dalin në shitje në qytetin e Gjilanit në dy pika të shitjes, para teatrit të qytetit dhe stadiumit të qytetit (te sheshi) prej orës 12:00 deri në ora 20:00.

Ndeshja në mes të Dritës dhe skuadrës belge, Royal Antwerp, në kuadër të kualifikueseve për Conference League, do të luhet më 28 korrik 2022, në stadiumin “Fadil Vokrri” duke filluar nga ora 20:00.

Takimi i parë në mes dy skuadrave i zhvilluar më 21 korrik është mbyllu me barazim, 0:0.

Gjithashtu ditën e ndeshjes biletat do të dalin në shitje edhe afër stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë  dy pika të shitjes.

Çmimet:

  • Veri 2 euro
  • Lindje 3 euro
  • Perëndim 7 euro
  • VIP 20 euro

Sipas njoftimit të FC “Drita” tribuna në jug të stadiumit “Fadil Vokri” do të jetë e mbyllur.