Konferencë për media; FOTO: KALLXO.com

Challandes e konsideron shumë të rëndësishme ndeshjen me Lituaninë

Selektori i kombëtares së Kosovës në futboll, Bernard Challandes e ka konsideruar shumë të rëndësishme ndeshjen miqësore të Kosovës me Lituaninë e cila do të zhvillohet nesër.

“Jemi para një kampanje të re kualifikuese, para ksaj kampanje e kemi një miqësore ndaj një kundërshtari të fortë. Një është vetëm një miqësore por është ndeshje e rëndësishme për mua per ta nisur në mënyrë dal më të mirë” ka thënë Challandes në konferencë për media.

Challandes tha se është e qartë se Amir Rrahmani nuk do të luaj për ndeshjen e ardhshme.

“Unë kam pasur kontakte të mira me Napolin, ai është në terapi ditë pas ditë. Ne i kemi bërë kontrollet e duhura për të, nuk ka gjasa as ndaj Suedise, duhet ta shohim se sa ka gjasa ndaj Spanjës, por nuk kam shumë shpresa as për ndeshjen e tretë” ka thënë Challandes.

Edhe mesfushori i Kosovës, Valon Berisha, tri ndeshjet e ardhshme po i konsideron si shumë të rëndësishme.

“Që një vit pothuajse skena luajt bashkë, është me rëndësi loja e parë edhe pse është miqësore” ka thënë Berisha.

Kosova nesër do të luaj lojë miqësore me Lituaninë. Kjo ndeshje hap ciklin eliminator për Botërorin 2022 kundër Suedisë e cila do të zhvillohet të dielën. Ndeshja që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. 

Më 31 mars Kosova do të luaj kundër Spanjës.