Basketboll: Vëllaznimi ia shkakton humbjen e parë Pejës

KB Vëllaznimi ia ka shkaktuar humbjen e parë Pejës duke e mposhtur me rezultat 86-62, në kuadër të xhiros së shtatë në Superligën e Kosovës në basketboll.

Skuadra vendase e nisi ndeshjen më mirë, duke fituar çerekun e parë 19-9.

Kuqezinjtë vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, që e fituan 23-17, duke shkuar në pushim me epërsi 42-26.

Çereku i tretë i takoi po ashtu gjakovarëve të cilët triumfuan me rezultat 23-13, kurse shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 62-39.

10 minutëshi i fundit ishte formalitet dhe përfundoi me rezultat 23-23, për të triumfuar Vëllaznimi me rezultat 85-62.

e Vëllaznimi u dalluan Cendrik Council me 26 pikë e nëntë kërcime dhe Christopher Hortman me 22 pikë, nëntë kërcime e tetë asistime, derisa te Peja më të dalluarit ishin Drilon Hajrizi dhe Robert Cartëright me nga 17 pikë.

Vëllaznimi ka tri fitore dhe katër humbje, kurse Peja gjashtë fitore dhe një humbje.