Ballkani zyrtarizon largimin e Albion Rrahmanit

Kampioni në fuqi i futbollit në Kosovë ‘Fc Ballkani’ ka njoftuar edhe zyrtarisht se sulmuesi Albion Rrahmani do të largohet nga skuadra.

Përmes një postimi në Facebook, skuadra suharekase ka falenderuar sulmuesin 22 vjeçar, për kontributin e tij në skuadër, por që Ballkani nuk ka bërë të ditur se ku do të jetë destinacioni i rradhës i futbollistit.

Rrahmani ditëve të fundit është përfolur për një transferim te skuadra rumune Rapidi i Bukureshtit, por deri më tani nuk ka asgjë zyrtare.

Më herët Rrahmani ka luajtur për Malishevën, ndërsa në sezonin 2022-2023 kishte shënuar plotë 30 gola në 50 paraqitje në të gjitha garat për Fc Ballkanin.