
Armando Broja, ylli shqiptar që po shkëlqen në Angli
16.12.2021 - 16:50
Armando Broja po zhvillon një sezon fantastik në Angli. Ai u transferua nga Chelsea në Southampton në formë të huazimit.
Po prej momentit kur ka filluar të luaj për Southampton, ai po shkëlqen me paraqitje të mira e duke shënuar gola të bukur.
Broja ka arritur që të shënojë katër gola, prej dy prej tyre në garat e kupës.
Ai gjithashtu edhe gjatë ndeshjes së djeshme ishte njëri ndër protagonistët kryesor dhe arriti të shënonte një super gol nga jashtë 16-të metërshit në barazimin që Southampton e arriti përball Crystal Palace me rezultat 2:2. Më herët ai ka shënuar gol edhe ndaj Leeds, Burnley dhe Brightonit.
Broja këtë sezon ka pasur në dispozicion 806 minuta në fushën e blertë.
VIDEO – Armando Broja shënon supergol për Southamptonin