Zjarr te 'Rruga B', intervenojnë Zjarrfikësit

Një zjarr ka përfshirë një zonë me barishte te rrethrrotullimi që lidh rrugët “Enver Maloku” e “Rruga B”, në Bregun e Diellit, në Prishtinë.

Një qytetare ka dërguar disa fotografi, në të cilat shihet zjarr e tym.

Qytetarja ka bërë fajtor për këtë zjarr punonjësit e Trafikut Urban që operojnë në këtë pjesë të kryeqytetit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë Njësia e Zjarrfikësve, të cilët e kanë lokalizuar zjarrin.

KALLXO.com ka provuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës dhe Komunën e Prishtinës, por të njëjtit deri në kohën e publikimit të lajmit nuk kanë qenë të qasshëm.