Zhduket një e mitur në Gjakovë

Një vajzë e mitur nga fshati Planqor i Gjakovës, është raportuar si e zhdukur.

Policia ka njoftuar se dje rreth orës 21:00, një person ka raportuar në polici se vajza e tij e mitur është zhdukur.

Sipas ankuesit, vajza është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.