Ekipi i Zjarrfikësve duke intervenuar në veturën e djegur në Ferizaj më 10.05.2024, Foto: KALLXO.com

VIDEO - Digjet një veturë në Ferizaj, ekipi i zjarrfikësve thotë se nuk pati të lënduar

Një veturë është djegur sot gjatë ditës në Ferizaj, më 10.05.2024, por nuk raportohet se ka të lënduar.

Ekipi i KALLXO.com ka publikuar pamje nga vendi i ngjarjes, ndërsa ka biseduar edhe me ekipin e zjarrfikësve që intervenoi në këtë rast.

Njëri nga zjarrfikësit që intervenoi në këtë rast, Danush Qosa tha se e kanë pranuar informatën se vetura është djegur në rrugën “Bill Clinton”, mirëpo sipas tij, ende nuk dihen shkaqet që kanë dërguar deri te djegia e veturës.

“E kemi marr një lajm në ora 16:52, një veturë ngjyrë hiri në rrugën ‘Bill Clinton’, shkaqet nuk dihen ende. Vetura ka qenë pjesërisht e djegur te motori edhe kemi intervenu me kohë, është lokalizu, çdo sen është në rregull” – tha Qosa, për KALLXO.com.

Sipas Qosës, të lënduar nuk ka pasur gjatë momentit sa kanë intervenuar.

“Pasi është bërë shuarja e zjarrit të automjetit, janë ardhë Policia e Kosovës” – tha zjarrfikësi Qosa.