Gazetarja rumune, Claudia Ciobanu, Foto: BIRN

Zgjidhen fituesit e bursës së BIRN-it për ekselencë në gazetari

Gazetarja e pavarur rumune, Claudia Ciobanu u nderua me çmimin e parë në programin e Bursës Ballkanike për Ekselencë në Gazetari 2018 në një ceremoni përmbyllëse të premten në Podgoricë.

Ciobanu fitoi çmimin prej 4 mijë euro për hulumtimin e saj mbi lidhjet globale midis grupeve ultra-konservatore që luftonin për martesën mes homoseksualëve dhe të drejtat gjinore në Ballkan – dhe efektet gërryese të lëvizjes mbi demokracinë.

Gazetarët hulumtues serb morën çmimin e dytë dhe të tretë. Ivana Jeremiq fitoi 3 mijë euro për raportimin e saj të përpiktë mbi huliganizmin në Serbi ndërsa Andjela Milivojeviq mori 1 mijë euro për punën e saj për  eksplorimin e dhunës politike në Kosovën e veriut pa ligj.

Anëtarët e jurisë vlerësuan Ciobanu-n për zbulimin se si një rrjet në rritje i aktivistëve, avokatëve dhe konsulentëve ultra-konservator po shkëmbejnë strategji dhe burime përtej kufijve, në një përpjekje për të mbrojtur atë që ata e quajnë “familja natyrale”.

Hulumtimi i saj, ‘Rendi i ri botëror’: Ekskluziviteti i ‘Familjes natyrale’ bëhet global, zbuloi rrjete të influencës që shtrihen për sa i përket grupeve ungjillore të ShBA-së pranë Shtëpisë së Bardhë të Trump dhe oligarkëve rus me lidhje me Kremlinin. Gjithashtu thekson se si liderët populist po kërcejnë në “bandën e familjes natyrale”.

“Ajo siguron një pasqyrë tepër të rëndësishme në përpjekjet për të ndikuar pikëpamjet popullore mbi abortin dhe martesën e homoseksualëve në një drejtim më konservator në të gjithë Evropën”, tha Brigitte Alfter, bashkë-themeluesja e Konferencës Evropiane të Gazetarisë Hulumtuese dhe Mbledhjes së të Dhënave dhe autore e një doracaku mbi gazetarisë ndërkufitare. “Për sa i përket ndikimit të mendimit, kjo është një temë shumë e rëndësishme për të kuptuar më mirë.”

Jeremiq, deri vonë zëvendës kryeredaktor i Qendrës për Gazetari Hulumtuese të Serbisë, fitoi çmimin për ndriçimin e problemit të huliganëve të Serbisë.

“Tregimet hulumtuese janë si enigmë, me gazetarët duke u përpjekur për të bashkuar shumë copa të ndara”, tha Kristof Bender, nënkryetar i Iniciativës Evropiane të Stabilitetit. “Shpesh, ka ende copa dhe pjesë këtu dhe atje dhe mbetet e paqartë se si ato lidhen. Por Ivana Jeremiq ka arritur të bashkojë shumë copa, në mënyrë që të krijohet një pamje krejt e re e huliganizmit si kryqëzim i politikës, krimit dhe shoqërisë”.

Juria veçoi Milivojeviq, gjithashtu nga Qendra për Gazetari Hulumtuese të Serbisë, për trimërinë dhe ndjeshmërinë e saj në raportimin për Kosovën e turbullt veriore.

“Këmbëngulja e saj është e jashtëzakonshme”, tha Adelheid Wolfl, korrespondent për të përditshmen austriake ‘Der Standard’. “Ajo përcakton ngjarjet në një kornizë të arsyeshme politike dhe afate kohore, në mënyrë që detajet të bashkohen në një mozaik të plotë. Kapaciteti i saj për analiza politike shkon krah për krah me një neutralitet ndaj të gjithë atyre që janë përfshirë, pavarësisht se cilat grupe etnike, një qëndrim që rrallë gjendet në ish-Jugosllavi “.

Dhjetë gazetarë nga rajoni i Ballkanit kaluan më shumë se gjashtë muaj nga viti 2018 duke ndjekur tregime të thella dhe hulumtime të lidhura me temën e këtij viti: “E vërteta”. Ata erdhën nga Rumania, Serbia, Kroacia, Mali i Zi, Kosova, Shqipëria dhe Greqia.

Juria uroi të gjithë gazetarët e këtij viti për guximin në punën e tyre, ku përfshiheshin tregime për korrupsionin, gabimet e drejtësisë, prerjet ilegale, politikat e diasporës, përmbysja e ligjeve të transparencës dhe shfrytëzimi i pakicave.

Një koleksion i shkrimeve të tyre do të publikohet në vitin e ri.

Anëtarët e jurisë ishin Elena Panagiotidis, redaktore e gazetës zvicerane ‘Neue Zürcher Zeitung’; Florian Hassel, korrespondent i Evropës Qendrore dhe Lindore për gazetën gjermane ‘Süddeutsche Zeitung’; Remzi Lani, drejtor ekzekutiv i Institutit Shqiptar të Medias; Kristof Bender, nënkryetar i Iniciativës Evropiane të Stabilitetit; Milorad Ivanoviq, përfaqësues i rrjetit alumni të BFJE; Adelheid Wolfl, korrespondent për të përditshmen austriake ‘Der Standard’; dhe Brigitte Alfter, bashkë-themeluese i Konferencës Evropiane të Gazetarisë Hulumtuese dhe Mbledhjes së të Dhënave.

Me përfundimin e programit të këtij viti, 10 gazetarët bashkohen në rrjetin e alumni BFJE, i cili përbëhet nga më shumë se 100 gazetarë nga 10 vende të Ballkanit që bashkëpunojnë në hulumtime dhe promovojnë standardet më të larta profesionale.

Bursa Ballkanike për Përsosmëri të Gazetarisë u lansua në vitin 2007 për të promovuar raportimin e kualitetit të lartë dhe ndërkufitar. Programi ofron bursa me mbështetje financiare dhe editoriale, duke u lejuar atyre të udhëtojnë, të raportojnë dhe të shkruajnë historitë e tyre dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre gazetareske.

Një projekt që promovon zhvillimin e shtypit të fuqishëm dhe të përgjegjshëm, Bursa Ballkanike për Ekselencë në Gazetari është evoluar në një platformë dhjetëvjeçare që ka ndihmuar në formësimin e standardeve të gazetarisë në Ballkan dhe në karrierën e gazetarëve pjesëmarrës.

Ky program do të lëshojë një thirrje për aplikime për programin e vitit të ardhshëm në janar 2019.

Bursat Ballkanike për Ekselencë në Gazetari zbatohet nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese, i mbështetur nga Fondacioni ERSTE dhe Fondacioni për Shoqëri të Hapur.